Mustafa: Humbja në Podujevë rezultat i papritur

Mustafa: Humbja në Podujevë rezultat i papritur

“Rezultat i papritur” ishte humbja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë për kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën, njofton Insajderi.

Por, ai shtoi se “vota e sovranit meriton të respektohet”.

Pas 20 viteve LDK ka humbur bastionin e saj, Podujevën nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin.

“Është një rezultat i papritur, por vota e sovranit meriton te respektohet. Në një gjendje krize, qoftë shëndetësore, sociale apo ekonomike, njerëzit janë të prirur ti kërkojnë zgjidhjet përmes ndryshimeve. Kurse, është dëshmuar se ndryshimet shpesh nuk sjellin rezultate”, tha ai për Klan Kosova.

“LDK ka nevojë ta rimendojë qasjen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjve, ka potenciale shumë më të mëdha të kuadrove sesa VV, prandaj mund të ofrojë zgjidhje për ta rikthyer Podujevën qysh në tetorin e vitit të ardhshëm”. /Insajderi.com