Mustafa-Hysenit: S’ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Mustafa-Hysenit: S’ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Koordinatorin Shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hysenin.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se ka shprehur përkrahjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndaj këtij procesi duke mos pasur asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke.

“Po ashtu është për tu vlerësuar deklarimi i qartë nga takimi i Koordinatorit Shtetëror, Skënder Hyseni me Philip Reeker, Asistent Sekretar Kryesor për Evropë dhe Euro-azi në Departamentin Amerikan te Shtetit, që dëshmon përkushtimin dhe rolin aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut”, ka shkruar ai.

I pari i LDK’së ka kërkuar përkrahje për kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Hashim Thaçi, për ta çuar përpara dialogun politik.

“Në këtë proces duhet dhënë përkrahje të fuqishme Kryeministrit Hoti, Qeverisë, Presidentit si dhe të gjithë mekanizmave shtetëror që e qojnë përpara këtë dialog politik. Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës, ndërkaq pronësia e dialogut i takon shumicës kushtetuese parlamentare dhe asnjë subjekti veç e veç”, ka shkruar Mustafa. /Insajderi.com/

Të nderuar qytetarë
Sot kisha një bisedë telefonike me z. Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialog. Shpreha…

Posted by Isa Mustafa on Sunday, July 26, 2020