Mustafa i del në mbrojtje ministres Bajrami

Mustafa i del në mbrojtje ministres Bajrami

​Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dal në mbrojtje ministres së Financave dhe Transferve, Hykmete Bjaramit, pasi që sot u kërkua llogari dhe dorëheqje nga ajo pas sakndalit të publikimit të lajmit për vjedhjen e 2 milionë eurove, njofton Insajderi.

Mustafa në profilin e tij në FaCebook, ka shkarkuar se e përkrahë plotësisht ministren Bajrami në luftën e saj kundër kriminelëve që vodhën 2 milionë euro.

Tutje ai ka sqaruar se “kërkesa për dorëheqjen e saj, është e pavend, pas që sipas Mustafësduhet të kuptohet se Bajrami nuk është në atë post për tu dorëzuar para hajdutëve, por për t’u ballafaquar, ashtu edhe sic po bën”.

Në fund kreu i LDK-së, Mustafa ka cekur se, “krimi dhe korrupsioni kanë adresë, dhe se lë të merren organet e drejtësisë që ky rast të zbardhet sa më shpejte”./Insajderi.com