Mustafa i quan kryeneq deputetët që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti

Mustafa i quan kryeneq deputetët që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka quajtur kryeneq deputetët të cilët votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Nuk me ka pëlqyer edhe me ka prek pak, jo vetëm i Vjosës por edhe i dy deputetëve tjerë këto kanë qenë qëndrime kryeneqe”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, tek Osmani ka qenë më ndryshe sepse ajo ka dhënë premtime në opinion si kandidatë për kryeministre, se do të bashkëpunojmë vetëm me VV.

“Tek zoja osmani është pak ma ndryshe se ajo ka qenë bartëse e listës ka qenë kandidatë për kryeministre ka dhënë premtime në opoinion dhe mund të ndjejë fajtore vetën sepse ka thënë se nuk do te bashkëpunojmë me askënd përvec VV”, ka thënë Mustafa në RTK.