Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka kërkuar që të ketë qasje në rezultatet e shkarkimit të saj.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është përgjigjur kryeparlamentares, Vjosa Osmanit në lidhje me letren e saj dërguar Lidhjen Demokratike të Kosovës në të cilën ajo kërkon të informohet për detajet e votimit të shkarkimit të saj nga dy pozitat udhëheqëse që kishte në LDK.
Në një prononvim për portalin Express, Isa Mustafa, ka sqaruar se mund ta udhëzojë Osmanin sesi të ketë qasje në rezultatet e votimit
“Një kërkesë të tillë, Vjosa Osmani nuk e ka adresuar te unë, si Kryetar i LDK-së. Sipas Statutit të LDK-së, Kryetari i LDK-së i propozon Këshillit të Përgjithshëm zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë dhe të nënkryetarëve të LDK-së, poashtu edhe shkarkimin e tyre. Prandaj adresa nuk është Kryesia. Sepse, nuk ka te beje kjo me Kryesinë dhe fushëveprimin e saj. Nëse kërkon nga Kryetari, do ta udhëzoj sesi mund të ketë qasje në rezultatet e votimit”, ka thënë Mustafa.
Lidhja Demokratike e Kosovës me 70 vota kishte votuar për shkarkimin e Osmanit sipas njoftimit zyrtar të LDK-së, më pastaj kishte pasuar një reagim i ashpër i Osmanit ku personat që e shkarkuan i quajti “frikacak”.
Problemet mes Osmanit dhe LDK-së e kanë zanafillen që nga viti 2014 ku Osmani kundërshtoi ashpër koalicionin e LDK-së me PDK-në dhe votoi kundër kryetarit të saj të partisë për kryeministër, Isa Mustafës. /Insajderi.com/