Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se LDK është e gatshme dhe do të organizohet për fitore, shkruan lajmi.net.

“Do tu japim shanse gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”,  ka shkruar Mustafa, duke u dërguar mesazh kështu Vjosa Osmanit dhe personaliteteve të tjera që u larguan nga LDK.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kryeministri Hoti gjatë ditës së nesërme  do të bisedojë me kryetarët e degëve për punët që i ka bërë qeveria e tij gjatë këtij mandati./Insajderi.com