
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk ka biseduar me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicione apo integrimin e listave të kandidatëve për deputetë. Sipas tij, mes përfaqësuesve të të dy partive ka pasur biseda “për çështje parimore, që të zhvillohet një fushatë pa atakime të ndërsjella”.
Sipas Mustafës, LDK dhe LVV kanë dallime mes vete.
“Kemi dallime mjaft të mëdha edhe programore, edhe në pikëpamje të menaxhimit ose qeverisjes. Mendoj se me kalimin e kohës Vetëvendosje do të reformohet, por kjo s’është çështje e jonë të flas për VV-në”, ka thënë Mustafa në një intervistë për televizonin publik./Insajderi.com