Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kërcënuar kandidatët për kryetar të kësaj partie se do të dënimet do t’i paguajnë ata që i thejnë rregullat dhe LDK nuk do të kërkojë votë për ata kandidatë.
“LDK do të publikojë emrat e atyre që nuk respektojnë heqjen dorë nga posterët, që dëmtojnë ambientin dhe buxhetin e partisë. Do të kërkojmë që dënimet t’i paguajnë ata që thejnë rregullat dhe se nuk do të kërkojmë votë për ata/ato nga qytetarët dhe anëtarësia e LDK-së”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
PZAP ka njoftuar se vetëm në dhjetëditëshin e parë të fushatës zgjedhore, në adresën e tyre kanë shkuar 63 ankesa – 45 prej të cilave janë shqyrtuar, raporton Gazeta Online Insajderi.
Shuma e gjobave që ka shqiptuar ky panel është 21,950 euro, nga të cilat, prin LDK-ja e Isa Mustafës me 13 mijë euro.