Mustafa kërkon që elektorati i LDK-së të jetë i bashkuar në zgjedhje

Mustafa kërkon që elektorati i LDK-së të jetë i bashkuar në zgjedhje

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri dhe ka bërë thirrje që elektorati i partisë së tij të jetë i bashkuar që të dalin fuqishëm në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Mustafa është shprehur se viti që po lëmë pas, “është periudha më e vështirë sociale, ekonomike e psikologjike për shtetin dhe qytetarët tonë, ngase pandemia bëri që vendi të izolohej dhe shumë njerëz të mbesin pa punë”.

Ai ka thënë po ashtu që elektorati i LDK’së duhet të jetë i bashkuar në zgjedhjet që po vijnë.

“Qytetarë të nderuar, viti 2021 do të jetë shumë sfidues, zgjedhjet që po vijnë duhet të na gjejnë të përkushtuar si elektorat i LDK-së në mënyrë që të dalim sa më të fuqishëm në këtë proces zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë përherë e angazhuar për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, pavarësisht pozicionit politik si pozitë apo si opozitë, misioni ynë historik është i qartë, zhvillimi dhe konsolidimi i vendit tonë. Më dëshirën që viti 2021 të sjell dashuri, shëndet e harmoni në familjet tuaja, urime për shumë mote. Gëzuar 2021!” ka thënë Mustafa./Insajderi.com