Mustafa kërkon “zgjidhje kreative” për vizat deri të ratifikohet demarkacioni

Mustafa kërkon “zgjidhje kreative” për vizat deri të ratifikohet demarkacioni

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar një zgjidhje kreative për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovë deri sa të bëhet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Këtë kërkesë ai e ka bërë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane.

“Kërkova një zgjidhje kreative, ndonjë formë të modalitetit ku qytetarët do të gëzonin lëvizjen e lirë, derisa ne do të punonim në ratifikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

“Në veçanti, theksova se Kosova ka mbetur vendi i vetëm i izoluar në Evropë me regjim të vizave, se kemi përmbushur kriteret për liberalizim dhe mbetjen e kriterit të demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ai./Insajderi.com