
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar gjithë shqiptaret për ditën e flamurit, duke thënë se kjo datë duhet të jetë impuls për arritje të reja.
Ai tha se “kjo Ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore”.
“Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Insajderi.com