Mustafa: Kosova dhe Sllovenia të vetmet që mbulueshmërinë pensionale e kanë 100%

Mustafa: Kosova dhe Sllovenia të vetmet që mbulueshmërinë pensionale e kanë 100%

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, kanë organizuar tryezën e diskutimit lidhur me  “Statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi”.

Fondi Pensional i Kosovës vazhdon të mbetet peng. Janë mbi 50 mijë pensionistë, të cilët presin realizimin e të drejtës së tyre për kompensim. Shuma e Fondit Pensional të Kosovës, i cili është marrë nga Serbia, arrin vlerën deri në dy miliardë euro.

Artan Mustafa, autor i hulumtimit “Politika pensionale e Kosovës në kontekst të bisedimeve me Serbinë, Trashëgimia nga Jugosllavia dhe qëllimi për politik bashkëkohore të njësuar në tërë territorin e vendit”, prezantoi hulumtimin e realizuar.

Mustafa fillimisht prezantoi të gjeturat e hulumtimit lidhur me se si janë realizuar politikat pensionale gjatë kohës së Jugosllavisë.

Ai më tutje tha se reforma që e ka aplikuar Kosova ka qenë ajo privatizuese. Sipas tij, Kosova së bashku me Sllovenin janë vendet e vetme të cilat kanë qenë pjesë e Jugosllavisë që mbulueshmëria  nga politikat pensionale është 100%.

“Kosova në krahasim me vendet e tjera për faktin se organizatat ndërkombëtare kanë pas një rol shumë të madhe dhe për partitë politike që nuk kanë qenë të interesuara Kosova e ka privatizimin më të madh prej krejt rajonit”.

“Avantazhet: mbulueshmëria është 100 për qind. Kosova dhe Sllovenia janë vendet e vetme nga ish Jugosllavia që e kanë këtë mbulueshmëri kaq të lartë”.

“Mangësia e tjetër është se ka një varësi të madhe nga disponimi i tregut gjithmonë pensionet janë të varura nga tregu dhe na kemi bërë pak që me pas pluralitet pensional”.