Mustafa: Kosova e bekuar që ka një aleat si ShBA-të

Mustafa: Kosova e bekuar që ka një aleat si ShBA-të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar fillimisht se “Kosova është e bekuar që ka aleat si Amerika, gjë e cila u dëshmua edhe sot me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nga ana e ShBA-të”.

Tutje Mustafa e ka përgëzuar kryeministrin Hoti dhe qeverinë e tij, për të cilën ka thënë se “me maturi dhe me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur”./Insajderi.com