Mustafa kthehet sot nga Brukseli me ‘duar në xhepa’

Mustafa kthehet sot nga Brukseli me ‘duar në xhepa’

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pasditen e kësaj te enjte pritet të kthehet në Kosovë, pasi vizitës që ka pasur në Bruksel.

Mustafa në Bruksel kishte udhëtuar me qëllimin e vetëm që Bashkimi Evropian të heq demarkacionin me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave.

Kërkesa e Mustafës ishte që BE-ja të heq këtë kusht tani për tani, me kushtin tjetër që Kosova të ratifikoj demarkacionin me Malin e Zi brenda dy viteve, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga Komisioneri Evropian, Dimitris Avramopolus.

Lajmin për kthimin e Mustafës, e ka konfirmuar këshilltari i tij Faton Abdullahu për Klan Kosovën.

Komisioneri Evropian për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta procedojë në parlament marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si çelës për liberalizimin e vizave.

Pas kthimit të Mustafës nga kjo vizitë në Bruksel pritet që të merret vendimi për procedimin e demarkacionit në kuvend.

Lidhur me demarkacionin, Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë biseduar javën e kaluar me zëvendës/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Brian Hoyt Yee, ku kërkohej ku kërkohej nga institucionet e Kosovës që demarkacioni me Malin e Zi të ratifikohej sa më shpejt.

Isa Mustafa është i njohur me thënien ‘duar në xhepa’ kur para katër vitesh kishte thënë se Prishtinën e fitoj me duar në xhepa, ndërsa në rundin e dytë Shpend Ahmeti kishte arritur të sigurojë më shumë vota se Mustafa./Insajderi.com