Mustafa kundërshton çmimin 200 euro për një testë të COVID-19

Mustafa kundërshton çmimin 200 euro për një testë të COVID-19

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar për çmimin 200 euro të testit për COVID-19 në laboratorin “Medical & Laboratory Services.

Mustafa ka thënë se “virusi nuk është luks” dhe theksoi se COVID-19 prekë të gjithë qytetarët, pa dallim.

“Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar”, ka thënë ndër tjerash Mustafa në Facebook.

Gjatë dy ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta për faturën e publikuar rreth çmimit të testit për COVID-19.  /Insajderi.com

Virusi Covid-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para. Është një fatkeqësi me…

Gepostet von Isa Mustafa am Montag, 31. August 2020