Mustafa: Largimi i Osmanit nuk ka ndikuar në humbjen e LDK-së

Mustafa: Largimi i Osmanit nuk ka ndikuar në humbjen e LDK-së

Kryetari në largim i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se largimi i Vjosa Osmanit nga nuk ka ndikuar në humbjen e thellë të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Mustafa u shpreh se ata që kanë votuar në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 për LDK-në kësaj radhe kanë votuar për Vetëvendosjen.

Këto deklarata ai bëri gjatë një prononcimi për medie, pas takimit që ka zhvilluar me kryetarët e degëve të kësaj partie.

“Derisa kemi zhvilluar fushatë s’kemi pasur asnjë sinjal që ka ndikuar Vjosa Osmani në rënien e LDK-së, vota jonë ka shkuar në VV, njerëzit që kanë votuar para një viti e gjysmë kanë votuar Vetëvendosjen, a ja kanë qëlluar apo s’ja kanë qëlluar do ta shohim”, tha Mustafa.

Sa i përket rezultatit zgjedhor, ai tha se asnjëherë nuk e kanë menduar një rezultat të tillë për LDK-në.

“LDK ka arsye ta ruaj programin dhe ta ruaj trashëgimin e vet, do të rikthehet edhe më fuqishëm në të ardhmen. Nuk kemi bërë keq qe e kemi prishë koalicionin me Vetëvendosjen, e pagjumë çmimin me vota sesa të paguajmë çmimin me partnerët strategjik. Votat tona kanë shkuar në VV”, potencoi Mustafa./Insajderi.com