Mustafa: LDK do të jetë formacioni kryesor politik në vend

Mustafa: LDK do të jetë formacioni kryesor politik në vend

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kjo parti do të vazhdojë të jetë formacioni kryesor politik në vend, njofto Insajderi.

Derisa vendi po shkon drejt zgjedhjeve, Mustafa është shprehur se LDK-ja do të dalë më e fuqishme se në ato të 6 tetorit.

Këto deklarata ai i bëri me rastin e 31 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik.

Tutje, Mustafa ka theksuar se LDK-ja e cila aktualisht udhëheq me qeverinë, do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.

“LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar”.

“LDK-ja i përkujton dhe u është përherë mirënjohëse të gjithë veprimtarëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealin e tyre për një shtet të lirë dhe demokratik”, ka shkruar ndër të tjera i pari i LDK-së./Insajderi.com