Kryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ky subjekt politik pas zgjedhjes së kryetarit të ri do të rikthehet në pozitën që i takon në skenën politike.
Këtë deklaratë Mustafa e dha pak para nisjes së Kuvendit të LDK-së.
“Sot zgjedhet kryetari i ri i cili do ta vazhdojë udhëheqjen e LDK-së”, është shprehur Mustafa.
“Mendoj se LDK do të rikthehet pas këtyre zgjedhje dhe do ta zë vendin e merituar”, ka thënë ai. /Insajderi.com