Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar degën e kësaj partie në Podujevë, pak kohë para zgjedhjeve që do të mbahen në këtë komunë, njofton Insajderi.
Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka postuar një fotografi ku ai shihet me ish kryetarin e LDK-së, Agim Veliun, si dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudarin.
Tutje në statusin e Mustafës, përpos tjerash shkruhet se në Podujevë po punohet me përkushtim për qytetarët, si dhe LDK-ja do të dal fituese në këto zgjedhje dhe do të qeverisë akoma me Podujevën./Insajderi.com