Mustafa mbledh deputetët për ta nisur tentimin për rrëzimin e qeverisë, Teuta Rugova mungon

Mustafa mbledh deputetët për ta nisur tentimin për rrëzimin e qeverisë, Teuta Rugova mungon

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar takim me grupin parlamentar të LDK-së. Por takimin e kryetarit të partisë nuk e ka përfillur deputetja, vajza e presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugova.

Rugova që është bërë deputete me votat e votuesve besnikë të LDK-së, gjatë këtij mandati i ka shërbyer koalicionit qeverisës PAN.

Ndërkaq sipas komunikatës për media nga LDK, në takim u bisedua dhe u dakordua për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

“U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale”, thuhet në komunikatë.

Theksohet se kryetari Mustafa dhe deputetët e LDK-së vlerësuan se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.

Bëhet e ditur se në ditët në vijim LDK dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren.