
Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë për Gazetës Insajderi se në mbledhjen do të diskutohen zhvillimet e fundit për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Tema kryesore do të jetë ndërtimi i koalicionit të mundshëm”, ka thënë shkurtimisht.
Veliu ka shtuar se takimet me Lëvizjen Vetëvendosje do të shtohen ndërsa për takimin e nesërm nuk ka orë të caktuar.
Takimi i mbrëmshëm që zgjati rreth 2 orë mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës, nuk ka sjellur ndonjë rezultat konkret. Të dyja palët janë dakorduar të takohen më shpesh deri në arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës./Insajderi.com