Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm sot në Ferizaj prej ku të lënduar kanë mbetur 43 persona, 15 prej tyre në gjendje të rëndë, njofton Insajderi.
Mustafa përmes një postimi në Facebook është shprehur se ka marrë me shqetësim lajmin për shpërthimin që ka ndodhur sot në Ferizaj.
Tutje ai ka thënë se në emër të LDK-së dhe në emër të tij solidarizohet më të lënduarit dhe familjarët e tyre.
Përveç Mustafës, në lidhje me rastin kanë reaguar edhe figura tjera politike duke ofruar solidaritet me familjarët dhe të lënduarit./Insajderi.com