Mustafa: Miratimi i Rimëkëmbjes Ekonomike një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike

Mustafa: Miratimi i Rimëkëmbjes Ekonomike një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mirëpritur miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Mustafa ka thënë se ky është “një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia Covid-19”.

Ish-kryeministri gjithashtu tha se pasojat nga pandemia janë detyrim i të gjithëve – pozitë e opozitë.

“Inkurajoj një bashkëpunim racional të të të gjitha grupeve parlamentare dhe të të gjithë deputetëve dhe Qeverisë në plotësimin dhe begatimin e këtij projektligji në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës deri në aprovimin e tij si Ligj në leximin e dytë deri në aprovimin e tij si Ligj në leximin e dytë”, tha ndër tjerash Mustafa në Facebook. /Insajderi.com

 

Miratimi në lexim të parë i Ligjit për Rimëkëmbie Ekonomike është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat…

Gepostet von Isa Mustafa am Montag, 12. Oktober 2020