Mustafa mirëpret takimin e 2 shtatorit në Uashington: Roli i SHBA-së i një rëndësie të madhe

Mustafa mirëpret takimin e 2 shtatorit në Uashington: Roli i SHBA-së i një rëndësie të madhe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka mirëpritur njoftimin se do të mbahet takim në Uashington në mes të përfaqësuesve të Kosovës e atyre të Serbisë me dy shtator, njofton Insajderi.

Richard Grenell, emisari special i SHBA-së, tregoi përmes Twitter-it se tashmë takimi është vendosur,

“Takimi në Uashington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili ri-konfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut”, shkruan Mustafa në Facebook.

“Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj”.

“Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën”./Insajderi.com