Mustafa mungon në seancë, Prokuroria tregon se kur pret t’i përfundojë hetimet ndaj tij

Mustafa mungon në seancë, Prokuroria tregon se kur pret t’i përfundojë hetimet ndaj tij

Përfaqësuesit e prokurorisë thonë se pritet që të shtohet edhe një dëshmitar në kuadër të çështjes së Mustafës, por që mbetet të shihet nëse i njëjti do të vendosë të deklarohet.

Prokurori, Cezar Mihalchuk, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar deklaroi se presin që në mesin e shkurtit ta dorëzojnë dosjen paraprake të hetimin në rastin Mustafa.

“Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fillojmë çështjen më 15 mars 2021”, tha prokurori, duke shtuar se me këtë rast do të mblidhen të gjitha materialet që pritet të dorëzohen para 15 shkurtit të këtij viti.

“Do të ketë ndoshta edhe një material tjetër që do të nxirret në bazë të rregullave dhe ka të bëjë vetëm me disa prova që është rezultat i shqyrtimit të materialit provues që po bëjmë në kuadër të përgatitjes paraprake. Kemi identifikuar disa prova dhe kemi identifikuar disa prej tyre, pra ka disa dokumente, p.sh, kopje të tyre, disa montazhe fotografish apo deklarata të mëparshme që i kemi gjetur edhe në një grup tjetër materialesh dhe pritet të përfundojnë deri më 15 shkurt dhe do të nxjerrim tjera materiale që do të bëhen deri më këtë datë dhe mund të kalojmë më pas tek dorëzimi i dosjes paraprake. Këto prova kanë të bëjnë edhe me intervista që janë bërë në kuadër të prokurorisë dhe do të bëhen përmes parashtrimeve të cilat do të protokollohen dhe do të plotësojnë listën e 1 dhjetorit 2020, e do të dorëzohen më 15 shkurt.  Nxjerrja e provave shfajësuese është një proces në vazhdimësi dhe prokuroria ka përmbushur një pjesë të madhe të këtyre provave gjatë këtij muaji dhe do të vazhdojmë të nxjerrim prova të tjerë shfajësuese edhe në dosjen paraprake”, u tha gjatë seancës.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guilloi tha se mesa kuptoi do të përfundojë prokuroria me nxjerrjen e një materiali deri më 15 shkurt.

“Duhet të nxjerrni materialet deri më 15 shkurt më së voni”, tha tutje ai.

Guilloi tutje pyeti mbrojtjen për kohën dhe gjithçka lidhur me hetimet e tyre, për çka Von Bone thotë se i duhet kohë deri në gusht të këtij viti, meqë dy muaj i duhen për të intervistuar vetëm dëshmitarët që lidhen me një alibi.

“Do të ketë një alibi të paraqitur nga mbrotja, do të ketë dëshmitarë lidhur me këtë, intervista me të cilët do të përfundojë Brenda 2 muajsh dhe kjo ka të bëjë vetëm me alibinë. Nuk jam i sigurtë nëse do të jetë e nevojshme të kërkojmë masa mbrojtëse. Kur të ndodhë kjo gjë do të ju drejtohem për t’i kërkuar këto masa nëse nevojiten. Një çëshjte të cilën nuk e kemi diskutuar ende është çështja e pikave të ligjit. Lidhur me hetimet do të ketë një alibi, do të ketë edhe dëshmitarë të tjerë për çështje fakti. Ka edhe disa lloje të tjerë të dëshmitarve që parashikojmë t’i intervistojmë. Më herët thashë që do të duhej 6-9 muaj, por besoj që paa gushtit do t’i përfundojmë, meqë ka të bëjë edhe me paraqitjen e disa raporteve, konstatimeve të cilat duhet t’i paraqesim”, tha Von Bone derisa u deklarua për hetimet, e që koha e tij është e papranueshme për prokurorinë që kërkon të kryhen hetimet në mars.

Për këtë mbrojtja thotë ta lëjë prokuroria ta bëjë punën e vetë dhe të merret me punët e saj.


Mbrojtja e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, Julius Von Bone, ankohen se nuk janë të gjitha materialet të përkthyera në gjuhën shqipe, gjë që po i shkakton vështirësi klientit të tij.

I pyetur se cilat nga këto materiale nuk janë të përkthyera në të dyja gjuhët, anglisht dhe shqip, Von Bone thotë se atë nuk mund ta thotë në seancë të hapur.

“E vetmja vështirësi që kemi që disa nga materialet që kemi janë në gjuhën angleze dhe nuk janë të përkthyera në shqip. Kam një që më kujtohet, por a mund ta them në seancë të hapur apo të mbyllur”, tha mbrojtja i cili vazhdoi ta thotë shembullin në seancë të mbyllur.

Ndërkaq, prokurorja në seancën e sotme thotë se të gjitha materialet “A dhe B” janë nxjerrë në anglisht dhe shqip, ankesa e avokatit të Salihut mund të jetë për materialet shfajsuese.

“Të gjitha materialet janë nxjerrë në anglisht dhe shqip, nuk e di nëse mbrotja e ka fjalën për materialet shfajsuese, e konfirmoj që të gjitha materialet A dhe B janë dorëzuar në të dyja gjuhët”, thotë prokurorja.


Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, sot nuk ishte i pranishëm në konferencën e Dhomave të Specializuara në Hagë, njofton Insajderi.

Qëllimi i kësaj konferencë është të shikohet se sa është punuar në ecurinë e çështjes.

Në këtë seancë, Mustafën po e përfaqëson mbrojtja e tij, i cili tha se i pandehuri Mustafa, nuk do të ketë mundësi të jetë prezent në seancën e sotme. Sipas tij, Mustafa e ka paralajmëruar një gjë të tillë përmes një njoftimi.

Seanca për ecurinë e çështjes ndaj Mustafës vjen pas disa paraqitjeve që pati ai para gjyqësisë në Hagë. /Insajderi.com

https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html