
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar manipulim një studim që ishte prezantuar në Parlamentin Evropian, e që thoshte se fenomeni i dezinformimit në Kosovë kishte pasur ndikime të drejtpërdrejta që çuan edhe në rënien e Qeverisë së Albin Kurtit, njofton Insajderi.
Në një reagim për këtë studim, Mustafa ka thënë se do të kërkojë nga Partitë Popullore Evropiane sqarimet e nevojshme “për ta hedhur poshtë këtë ‘studim’ tendencioz dhe të motivuar ideologjikisht ndaj LDK-së”.
Nw profilin e tij nw Facebook, Mustafa ka thënë se LDK-ja i kishte dhënë “shans Vetëvendosjes për të punuar bashkërisht për të mirën e Kosovës”.
Megjithatë, sipas Mustafës, LDK-ja s’mund të duronte nëpërkëmbjen e saj.
Në fund Mustafa ka thënë se pret që ky studim “do të përfundojë si një përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e së vërtetës”./Insajderi.com