Mustafa Nano publikon fotot e Berishës gjatë komunizmit: Pse i nxorra? (VIDEO)

Mustafa Nano publikon fotot e Berishës gjatë komunizmit: Pse i nxorra? (VIDEO)

Pas ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur sulmet dhe akuzat jo vetëm ndaj reformës në drejtësi, por edhe ndaj kreut të sapozgjedhur të SPAK, Arben Kraja.

Ata e akuzojnë këtë të fundit se nuk do të sjellë asnjë produktivitet, si dhe sipas tyre ai është i ndikuar politikisht.

Analisti Mustafa Nano ka publikuar disa fotografi të vjetra të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe shkruan se nuk mund të pranohet sulmi ndaj Krajës gjatë punës së tij në komunizëm.

“Do ju kallëzoj disa fotografi. Fotografia e parë është fotografia e Sali Berishës me Simon Stefanin. Burri i shkurtër në mes, me syze është Simon Stefani. Është një fotografi tjetër ku ka dalë Berisha me Hysni Kapon. Siç e thashë janë foto të vjetra, dhe nuk i kam nxjerrë këtu për të diskretituar Sali Berishën. Po marr guximin të them se fotot janë OK, sepse jam i sigurtë që kanë qenë me mijëra njerëz, që kanë dashur të jenë në vendin e Sali Berishës, kanë dashur të jenë në këto foto. Është dhe një tjetër foto e famshme ku Sali Berisha ka dalë në foto me familjen e Enver Hoxhës, shihet që janë në një barkë të thjeshtë, duhet të jenë në Drilon.

Është dhe një foto tjetër ku Sali Berisha është po me familjen e Hoxhës, por në një dhomë, në një shtëpi. Duhet të jetë me siguri shtëpia e ndonjërit prej fëmijëve të Enver Hoxhës. Kanë qenë me mijëra shqiptarë që do të donin të ishin në vendin e Sali Berishës, sidomos në rrethanat e fotos së fundit, pra paranë familjes së Enver Hoxhës.

Po çfarë nuk mund të pranohet? Është një gjë tjetër.

Nuk mund të pranohet që mbështetësit e këtij njeriu, si psh. Gazmend Bardhi, Tomorr Alizoti, Agron Tufa, apo të tjerë, ti vërsulen sot një personi si Arben Kraja të cilin unë nuk e njoh, këto kohë e mora vesh se paska një njeri që quhet Arben Kraja dhe që është zgjedhur në krye të SPAK-ut. Nuk mund të pranohet që këta njerëz ti vërsulen Arben Krajës,  dhe ti vërsulen për faktin, që Arben Kraja 30 vite të shkuara, ka qenë prokuror, dhe nga pozitat e prokurorit ka dënuar mbi bazën e ligjeve të shpifura të diktaturës që ishin në fuqi.

Ka vendosur dhe mbi bazën e mendësive të veta komuniste, por në këtë rast jam i bindur se ka qenë mbi bazën e ligjeve që kanë qenë të shkruara, dhe që për mua kanë qenë ligje të shpifura. Mbi bazën e atyre ligjeve ka dënuar disa njerëz për moralin e tyre antikomunist.

Ti vërsulen këtij njeriu ata njerëz, për të cilët unë fola, që kanë qenë mbështetës të atij njeriu që unë fola, kjo është për të marrë malet. Kjo është për të marrë ekzilin, kjo është arsye për të marrë ekzilin. Kështu që unë po e mbyll me një pyetje; Si ka mundësi që këta njerëz janë të provokuar, që sot në krye të SPAK-ut është Arben Kraja, që paska qenë prokuror në vitin e fundit të dikaturës komuniste? Për mua qofshin këta që janë!”, shprehet Mustafa Nano në ABC News.