Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar prej ditësh se është infektuar me COVID-19, por pamjet e para të tij nga karantinimi, janë bërë publike vetëm sot, nga djali i Mustafës, Besniku, njofton Insajderi.
Besnik Mustafa ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një foto bashkë me babanë e tij nga izolimi 14 ditorë i detyrueshëm.
Mustafa duket në gjendje të mirë – ashtu siç para pak ditësh njoftuan edhe familjarët e tij se është.
Vetë Mustafa kur pati njoftuar për infektimin, deklaroi se është në gjendje të mirë dhe se nuk ka simptoma./Insajderi.com