Mustafa: Në muajin gusht nis ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se punimet e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë do të nisin në muajin gusht.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka njoftuar se autostrada do të jetë e gjatë 47.2 kilometra, raporton Insajderi.

“Punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, me gjatësi 47.1 kilometra, pritet të nisin më së largu në muajin gusht”, ka shkruar kryeministri.

Mustafa ka thënë se “Anamorava e ka merituar një investim të tillë, i cili do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe do të mundësoj zhvillim të hovshëm ekonomik të këtij rajoni shumë të rëndësishëm të vendit.” /Insajderi.com