Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.
Në komunikatën e LDK-së, thuhet se “Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku kryetari Mustafa shprehu qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë proces”.
Mustafa theksoi rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjell.
Kryetari LDK-së vlerësoni “se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik”.
Lajçak është në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Prishtinë. Ai është takuar me përfaqësuesit institucionalë dhe me liderët partiakë. /Insajderi.com