
Ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, e ka parashikuar fitoren e koalicionit PDK-AAK-NISMA derisa ka thënë se nëse u duhen 80 vota për t’i çuar përpara vendimet në Parlament do t’i kenë edhe votat e LDK-së.
“Do të fitojë shumicën solide 61 deputetë në zgjedhjet e 11 Qershorit. Nëse na duhet shumica kualitative me 80 deputetë, LDK me koalicionin #FillimiRi…”, ka shkruar Mustafa, i njohur si Komandat Remi.
Për shkak se u shpall fajtor për krime lufte, Rrustem Mustafa nuk u përfshi në listën për deputetë të PDK-së.
Gjatë kohës së koalicionit të opozitës pas zgjedhjeve të fundit, Mustafa kishte folur vazhdimisht për një koalicion me LDK-në.