Mustafa: Nesër LDK merr vendim për kandidatin për kryeministër

Mustafa: Nesër LDK merr vendim për kandidatin për kryeministër

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nesër do ta mbledhë kryesinë e partisë, ku do të diskutohet për kandidatin për kryeministër.

Pas takimit që liderët politikë e patën me presidentin Hashim Thaci, Mustafa tha se janë të gatshëm ta formojnë Qeverinë dhe se nesër në organët e partisë do të diskutojnë për emrin e kandidatit për kryemnistër.

Si LDK jemi shprehur edhe më parë se jemi të gatshëm ta marrin përgjegjësinë, jo pse jemi të etur për pushtet në këtë situatë të vështirë, por se konsiderojmë se ekzistojmë si parti politike që t’I shërbejmë vendit”, ka thënë Mustafa, transmeton Gazeta Express.

“Ne nesër do ta mbledhimin kryesinë ku do të diskutojmë për mandatarin. Do ta konsultojmë Këshillin e përgjithshëm dhe do ta marrim miratimin e tij. Kur të përfundojë kjo, do ta kemi edhe një cikël me partnerët, e më pas do të argumentojmë te Presidenti se e kemi shumicën”, ka thënë Mustafa.

Ai ka refuzuar të përgjigjet se a e përjashton vetën nga mundësia për të qenë kandidat për kryeministër, por ka thënë se nesër do të njoftohen mediat.

“Para së gjithash duhet ta them në organët e LDK’së. Atje ne ta përfundojmë këtë dhe vullneti që del nga LDK’ja. Unë i kam disa cështje të miat personale për të cilat jam I kujdesshëm dhe dëshiroj që zgjedhja dhe përcaktimi për mandatarin të jetë në vullnetin e plotë të LDK’së”, ka thënë Mustafa.