Mustafa ngushëllon familjen Ramadani

Mustafa ngushëllon familjen Ramadani

Me rastin e ndarjes nga jeta, të zëvendësministrit në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Ramadani.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, zëvendësministrit Nehat Ramadani.

Nehat Ramadani ishte profesionist, punëtor dhe njeri i urtë e me virtyte të larta njerëzore, që me punë dhe përkushtim kreu detyrën e tij në shërbim të vendit dhe institucioneve tona.

Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Ramadani, miqve, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në telegrafin e ngushëllimit të kryetarit të LDK-së.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani, ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.

Nehat Ramadani ka lindur në Gjilan më 15 prill 1967.

Studimet universitare i kishte përfunduar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë.

Ai kishte mbaruar edhe kursin intensiv pasuniversitar në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë, në vitin 2006./Insajderi.com