Mustafa nuk deklarohet për fajësinë: Do të konsultohem me avokatin

Mustafa nuk deklarohet për fajësinë: Do të konsultohem me avokatin

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nuk ka zgjedhur të deklarohet në lidhje me përgjejgësitë penale për të cilat ngarkohet, njofton Insajderi.

Në gjyqin i cili po zhvillohet sot në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës, Mustafa tha se do të konsultohet me avokatin e tij.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë Mustafa derisa u pyet nëse do të deklarohet sot apo jo.

Mustafa është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte. Ai është i ngarkuar me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, ka shkruar Zyra e Prokurorit të Specializuar./Insajderi.com