Mustafa nuk e përmend fare Haradinajn në takimin me Mogherinin

Mustafa nuk e përmend fare Haradinajn në takimin me Mogherinin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini i ka përmendur një listë të gjatë të sukseset e Kosovës në rrugëtimin e saj, dhe me problemet e saj, por Mustafa nuk ka përmendur mbajtjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në Francë me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, raporton Insajderi.

Mustafa në Kuvendin e Kosovës, pas arrestimit të Haradinajt kishte thënë se meqenëse Kosova nuk është e anëtarësuar në Interpol, do kërkojmë nga BE-ja që të ndërmarr masa dhe të heqë urdhër arrestet e lëshuar, por një gjë e tillë Mustafa sot nuk e ka përmendur fare.

Për dallim nga kryeministri i Kosovës, opozita këtë çështje ka paralajmëruar se do ta ngritë këtë çështje në takim me Mogherinin.

Mustafa u shpreh i nderuar që priti në takim Mogherinin duke i përsëritur për interesimin e rrugës së Kosovës drejtë Bashkimit Evropian.

“Pata nderin të bisedoj me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini për temat kryesore të Kosovës dhe e njoftova interesimin e Kosovës për të ndjekur rrugën evropiane dhe integruese. Kosova e sheh të ardhmen si anëtare e Bashkimit të Evropian”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka kërkuar ndihmë nga Mogherini, për kthimin e listës serbe në Kuvend, dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Bojkoti i Listës serbe po mban peng procese të rëndësishme të Kosovës siç është themelimi i asociacionit. Kërkuam nga BE-ja të bëhet presion në kthimin e listës serbë në Kuvendin e Kosovës. Kërkuam nga Mogherini ndihmë në çështjen e demarkacionit ku disa deputet po e kundërshtojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje por edhe mungese a e deputetëve të listës serbe”, ka thënë Mustafa./Insajderi.com