Mustafa: Nuk ka lëkundje të koalicionit

Mustafa: Nuk ka lëkundje të koalicionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka lëkundje të koalicionit pas kritikave të Ramush Haradinajt drejtuar, Avdullah Hotit.

Por, Mustafa thotë se pas shërimit të Avdullah Hotit nga Coronavirusi, do të ulën me partnerët e koalicionit për të diskutuar.

“Lëkundje nuk ka, por është e domosdoshme që të ulemi të bisedojmë për këto çështje. Pas shërimit të kryeministri Avdullah Hotit, do të takohemi me partnerët e koalicionit për të biseduar për të gjitha çështjet”, është shprehur ai.

Në një intervistë për RTK, i pari i LDK-së, ka komentuar kalimin e Xhandarmërisë Serbe në territori të Kosovës duke thënë se me këtë veprim Serbia ka bërë një provokim.

Mustafa po ashtu tha se do të ishte më mirë që Partia Demokratike e Kosovës, si iniciuese e projekt-ligjit për vlerat e Ushtrisë Çliritmare të Kosovës ta tërheqë projektligjin në fjalë, pasi sipas tij, ka vërejtjeje dhe paqartësi. /Insajderi.com/