Mustafa: Nuk kemi diskutuar me askënd për postin e presidentit

Mustafa: Nuk kemi diskutuar me askënd për postin e presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka biseduar me partitë e koalicionit për postin e presidentit.

Pozita e presidentit skadon ne mars të vitit 2021, tashmë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpallur kandidaturën.

“Në LDK nuk është biseduar për kandidatin për President të Kosovës. Nuk e kemi biseduar as me partitë e koalicionit qeverisës e as me ato të opozitës”, tha Mustafa.

Mustafa për express ka thënë se në momentin që imponohet situata për zgjedhjen e presidentit, çështja në fjalë do të trajtohet në mënyrë komplekse.

“Aktualisht Kosova e ka Presidentin me mandat kushtetues deri në prill të vitit të ardhshëm. Në momentin që imponohet situata kushtetuese për zgjedhje të presidentit, kjo çështje do të trajtohet në mënyrë komplekse, sepse është komplekse”, deklaroi Mustafa. /Insajderi.com/