Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se qytetarët nuk janë" />

Mustafa: Nuk shoh disponim anti-amerikan në Kosovë, por deklarata të papjekura

Mustafa: Nuk shoh disponim anti-amerikan në Kosovë, por deklarata të papjekura

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se qytetarët nuk janë kundër SHBA-së, por ka vetëm deklarata të papjekura të politikanëve dhe të zyrtarëve qeveritarë.

“Nuk shoh disponim antiamerikan në përmasa të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Shoh deklarata të papjekura të disa zyrtarëve edhe shtetëror edhe zytarëve politikë të cilat unë nuk mund të konsideroj se bazën e kanë në një antiamerikanizëm por janë të pamatura, janë të papjekura dhe janë të dëmshme për relacionet mes Kosovës dhe SHBA-së”, tha ai.

Mustafa është shprehur se Kosova duhet të vazhdojë që SHBA-në ta konsiderojë si partner të fortë dhe të vazhdueshëm.

“Të mos dyshojmë në asnjë rast për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse nuk e meritojnë. Një mik i Kosovës, një aleat i përkushtuar i Kosovës nuk meriton në asnjë rast që të flitet për të me dyshim se po fshehët diçka në SHBA për Kosovën”, tha Mustafa.