Mustafa: Ofendimet e Gashit të papranueshme

Mustafa: Ofendimet e Gashit të papranueshme

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar avokatit, Tomë Gashi, ku në debatin e mbrëmshëm publik në Radio Televizionin e Kosovës, ky i fundit e ofendoi anëtaren e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli, njofton Insajderi.

Mustafa përmes një llogarie në Facebook, ka thënë fillimisht se anëtarë të LDK-së gjithmonë janë penguar që të shprehin mendimin e tyre të lirë, por edhe përkundër këtij fakti, LDK-ja cdo herë ka marrë pjesë në debate publike.

Sa i përket rastit të fyerjes që Tomë Gashi i ka bërë Melihate Tërmkollit, Mustafa ka thënë se ai ofendim është i papranueshëm jo vetëm për LDK-në por edhe për çdo mendje civilizuese në Kosovë.

Në fund Mustafa ka shtuar se mediat e kanë për detyrë që mos te lejojnë hapësira të tilla ku lëshohen fyerje dhe skandale nga njerëz vulgar./Insajderi.com