Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Vjosa Osmani nuk ka shprehur ndonjëherë vullnet që të jeta kryetare e LDK-së.
“Në vitin 2017 kishim një tubim në Istog dhe aty deklarova që nuk do jem kandidat për kryeministër. Objektivi im ka qenë që të hapet rruga për të tjerët që të kandidojnë në atë post. E kam diskutuar që kryetari i partisë të mbajë rolin e drejtimit të partisë, kurse rolet e tjera në Kuvend dhe qeveri të ndahen për individë të tjerë,” tha ai.
Këto komente Mustafa i bëri për Syrinet, ndërsa tha se e ka mbajtur subjektin politik stabil.
“Në çdo palë zgjedhje e kam rritur numrin e votave për LDK-në dhe numri i deputetëve ka mbetur stabil,” tha Mustafa. /Insajderi.com