Mustafa: Pa Amerikën, Kosova nuk do të mbijetonte

Mustafa: Pa Amerikën, Kosova nuk do të mbijetonte

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se është e domosdoshme që Kosova t’i mbajë marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimin Evropian.

Mustafa ka thënë se Kosova ka përfituar nga SHBA-të. Ka thënë se edhe njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, kanë ardhur në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Madje, Mustafa ka thënë se pa SHBA-të dhe BE-në, Kosova nuk do mund të mbijetonte në Ballkan.

“Ka kapërcyer koha e viteve 90′. Tani ne nuk mund të zhvillohemi pa SHBA-të dhe pa BE-në, sepse në një oazë ballkanike me 2 milionë banorë ne nuk do të mbijetonim si shtet… si shtet që duam të jemi”, ka thënë Mustafa.