Mustafa: Partitë duhet të bëjnë kompromis për postin e presidentit

Mustafa: Partitë duhet të bëjnë kompromis për postin e presidentit

Ministri në Detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, deklaroi se duhet kompromis nga të gjitha partitë për çështjen e presidentit, njofton Insajderi.

“Pra kjo kërkon dialog dhe kompromis nga të gjitha partitë politike pavarësisht mendimeve dhe qëndrimeve individuale që mund të kemi. Pra kjo nuk varet nga qëndrimet e partive politike është rregull kushtetuese”, tha ai për EO.

Mustafa, theksoi se është kusht kushtetues që tetëdhjetë deputetë të jenë prezent në sallë teksa votohet presidenti.

“Është kusht kushtetues që duhet pasur të paktën 80 deputet atë ditë në sallë për të votuar një president që përfaqëson spektrin e gjerë politik, por edhe të ideve dhe kërkesave të qytetarëve duke shkuar përtej partive politike”. /Insajderi.com