
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, ka thënë se, pas 17 vjetësh paqartësi, qeveria e udhëhequr prej tij i ka dhënë zgjidhje çështjes së Trepçës.
“Pas 17 vjetësh paqartësie, ofruam zgjidhjen më të mirë për Trepçën”, ka shkruar kryeministri Mustafa në facebook.
“E shpëtuam nga falimentimi, i hapëm perspektivë të fuqishme zhvillimore, i bëmë minatorët bashkëpronarë të Trepçës…”, ka shtuar ai.
“Pa protagonizëm, pa frikë nga sukseset e përbashkëta!”, përfundon postimi i tij./Insajderi.com