Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka komentuar aderimet e fundit në këtë subjekt politik, njofton Insajderi.
Ai ka akuzuar PDK-në se po sistemon në pari njerëz që kanë lidhje me Serbinë.
Sipas Mustafës, këta njerëz nuk i duhen PDK-se dhe “ata, është koha të largohen nga ky diskurs krejtësisht cinik”
“Ka një kohë që e kam pushuar aktivitetin tim në strukturat e PDK-së, por nuk mund të rrija neutral e të mos reagoj ndaj personazheve që njihen për afërsinë e tyre me ish pushtetin e që sot, kinse në emër të reprezentimit të PDK-së, aktrojnë superioritet e lidership ndaj personaliteteve më meritore të hierarkisë së UÇK-së.
Kjo nuk duhet të tolerohet nga PDK.Është e tepërt”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com