Mustafa për aksionin në veri: Drejtësia s’guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve

Mustafa për aksionin në veri: Drejtësia s’guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë që duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë që krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njohë as ligji.

Ai ka thënë se të gjithë ata shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë, “duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit”.

“Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve”, theksoi ai.

Të nderuar qytetarëDuhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në…

Gepostet von Isa Mustafa am Dienstag, 28. Mai 2019