Mustafa për grevat në Kosovë: Do të pësojmë krizë financiare

Mustafa për grevat në Kosovë: Do të pësojmë krizë financiare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se do të pësojmë në krizë financiare sikur Greqia nëse vazhdojmë me grevë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova mund të përfundojë në një krizë financiare si Greqia, e cili ia doli mban falë mbështetjes që kishte marrë nga Bashkimi Evropian si një anëtare – mbështetje të cilën Kosova nuk do ta ketë, andaj mund të falimentojë shumë lehtë.

Tutje, ai ka thënë se ish-Qeveria e tij është kritikuar shumë nga qeveria aktuale, e cila sipas tij po i sjell Kosovës probleme të mëdha.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Të nderuar qytetarë

Është dëm i madh kur fëmijët fillojnë të mësohen të humbin mësimin dhe kur pacientët shtrëngohen të durojnë sëmundjet e tyre, pa e ditur se kur do të përfundojnë grevat.

Konsideroj se duhet të gjendet zgjidhje e menjëhershme mbi bazë parimore. Të sigurohet që pagat të jenë të njëjta për punë të njëjta dhe pagat të jenë në harmoni me kapacitetin buxhetor.

Qeveria ka bërë veprime, përmes së cilave ka hapur dyert që të gjithë të kërkojnë rritje të pagave. Nga njerëzit e këtij kabineti qeveritar jam kritikuar unë dhe qeveria ime se kemi lënë shumë borxhe për paga e mëditje, të cilat pastaj me vendimet guximshme i ka kryer kjo qeveri. Diçka nga kjo është e vërtetë. Qeveria ime i mbeti borxh para së gjithash vetvetes. Sepse vazhduam të punojmë me dyfish paga më të ulëta sesa tjerët. Por u angazhuam të ndërtojmë rregulla që pagat të mos caktohen me fushatë parazgjedhore dhe me vendime ad-hoc por me Ligj. Që rritja e pagave të shkojë proporcionalisht me rritjen ekonomike dhe që të përcaktohet sistemi i pagave të njëjta për punë të njëjta. Ndryshe përfundojmë me krizë financiare si Greqia e para disa viteve, por me dallim se Greqia shfrytëzoi fondet e BE-së, si anëtare, e ne falimentojmë lehtë, sepse nuk jemi anëtare e BE-së.

Prandaj, pa marrë parasysh edhe sa ditë apo muaj i ka kjo qeveri, të gjithë duhet të sillen racionalist sa i përket arkës së shtetit por edhe kërkesave për rritje të pagave. Të punohet me FMN-në për kriteret, të bëhen analiza krahasuese me vendet në regjion dhe sistemi i pagave të përcaktohet me parime. Është dëm të pësojnë fëmijët, studentët, pacientët dhe qytetarët nga premtimet dhe mashtrimet gjatë fushatës dhe nga vendimet e pamatura! IM