Mustafa për McCain: Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta

Mustafa për McCain: Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, në emër të qytetarëve të Kosovës, i ka uruar shërim të suksesshëm Senatorit John McCain, i cili është diagnostifikuar me kancer në tru.

Në mesazhin e tij, kryeministri Mustafa duke iu referuar të kaluarës heroike të senatorit amerikan John McCain, ka thënë se heronjtë janë të destinuar të sfidohen në vazhdimësi nga jeta, shkruan Telegrafi.

“Heronjtë sfidohen gjithmonë nga jeta. Qytetarët e Kosovës Ju dëshirojnë shërim të suksesshëm, Mik i Madh i Kosovës, John McCain”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa, të publikuar në rrjetet sociale.