Besimi në SHBA

Mustafa pret shpejt marrëveshje finale me Serbinë

Njëjtë si shumica e liderëve në vend edhe Isa Mustafa pret marrëveshje finale me Serbinë. Ai prognozon se ajo do arrihet deri kah fundi i këtij viti.

Mustafa pret shpejt marrëveshje finale me Serbinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se pret marrëveshje përfundimtare kah fundi i vitit, njofton Insajderi.

“Kemi besimin e plotë në SHBA dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka pohuar Mustafa, në një intervistë për televizionin publik.

Sipas Mustafës, një marrëveshje e tillë “do t’i hapte rrugë Kosovës në anëtarësim në OKB dhe mekanizma të tjerë”.

Komentet e Mustafës vijnë pas lajmit që u dha nga Richard Grenell, emisari amerikan për dialogun, se do të ketë një takim me 27 qershor në Uashington, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Kosovës e Serbisë.

Gjithashtu, në Kosovë po qëndron i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ka zhvilluar takime me krerët e institucioneve./Insajderi.com