Mustafa: Rexhepi ishte një njeri i besueshëm

Mustafa: Rexhepi ishte një njeri i besueshëm

Kryeministri Isa Mustafa ka mbajtur një fjalë rasti kushtuar ish-kryeministrit tashmë të ndjerë Bajram Rexhepi. “Më lejoni që në emër të Qeverisë së Kosovës t’ju shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”, tha në fillim të fjalës së tij Mustafa, duke shtuar se Rexhepi ishte një njeri shumëdimensional me punën e tij në shërbim të popullit të Kosovës.

“Ai si kryeministër bashkë me presidentin Ibrahim Rugova punuan në ndërtimin e institucioneve të pavarura të Kosovës”, tha Mustafa, duke shtuar se Rexhepi ishte bartës edhe i pozitave të tjera shtetërore, por mbi të gjitha ishte një njeri me autoritet të madh në Kosovë.

“Ai do të mbahet mend si kryeministër i dalë nga zgjedhjet e para të lira në Kosovë. Ishte një njeri i besueshëm. Si kryeministër dhe si deputet, si kryetar komune dhe si deputet la gjurmët e tij kudo që ishte. Ndarja nga jeta e Rexhepit është një humbje për familjen dhe shoqërinë, por ne do të jemi mirënjohës për kontributin që e ka dhënë për vendin. Zoti e bekoftë Bajram Rexhepin”, tha Mustafa në fjalën e tij.