Mustafa: RTK është kapur totalisht nga PDK-ja

Mustafa: RTK është kapur totalisht nga PDK-ja

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se RTK është “kapur totalisht” nga PDK dhe se me paratë publike po bën fushatë “të veçantë për njerëzit e kësaj partie”.

“Veç tjerash,[mbrëmë] transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e një sondazhi të rremë me qëllim të ushtroj ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit”, ka shkruar Mustafa, duke iu referuar një sondazhi që gjen koalicionin PDK-AAK-Nisma fituese të zgjedhjeve.

“Si Kryeministër i vendit dhe si Kryetar i LDK-së vlerësoj se veprimet dhe sjelljet e tilla janë të palejueshme për një televizion publik dhe janë të frikshme për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor”, ka shkruar Mustafa.